Sali Berisha ka folur sërish para gazetarëve, pasi doli nga Kryesia e Kuvendit. Por ndërsa fliste për gazetarët, një qytetare ka tentuar që t’i afrohet, por nuk është lejuar nga truprojat e tij. Më pas ai ka kërkuar që ta lejojnë pasi mendoi se ishte gazetare, por zonjë në fjalë kërkonte sqarim për situatën politike në vend.
Pasi kanë komunikuar në distancë, ajo ka kërkuar një takim me zotin Berisha, takim ky që në fund të bisedën, u dakordësua.
Pjesë nga diskutimi para kamerave:
Zonja: Nuk e di kush na përfaqëson në parlament, kemi halle. Këtu ka shkelje ligjore.
Berisha: Ajo ka një hall, unë të besoj por nuk e zgjidhim dot këtu
Zonja: Nuk di kë të takoj
Berisha: Tani çfarë të them? Shkruaj një letër …
Zonja: Ia shkruaj presidentit nuk marr përgjigje
Berisha: Unë nuk jam presidenti, jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia… unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti…