Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë knë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive.
“Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj.
Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.
#EuropeanCityOfSport2023
Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit! 🏐🏆🥇❤️👏🏼 pic.twitter.com/Io9tycsycN— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 5, 2023