Godina e Bashkisë së Tiranës është veshur me një flamur gjigand kuqezi me rastin kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen paradës kuqezi më 28 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“MIRËMËNGJESI nga Tirana e veshur KUQ E ZI!
Shihemi më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ora 11:00”, shkruan Veliaj.