Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. I riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk duhej mbi fatin e tij, derisa ai u gjet i varur në Kyllini.
29-vjeçari u gjet i varur në një lartësi prej 4 metrash në një pemë, ndërsa i kishte edhe duart e lidhura me një tel hekuri. Kjo ka bërë që autoritetet greke të hetojnë edhe pistën e vrasjes.
Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani dhe kanë mbledhur gjurmët e gishtave si nga teli me të cilin ishin lidhur duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Trupi i Angjelo Avdiut u gjet i varur në një pemë të një banese në Kyllini. Ka qenë pronari i kësaj banese, i cili prej kohësh ishte zhvendosur në një vend tjetër, që ka konstatuar trupin e të riut të shtunën (25 nëntor). Ai ishte kthyer në banesë kur kishte konstatuar erën e rëndë dhe më pas kishte gjetur trupin e varur të shqiptarit.