Rrugët dhe ndërtesat u përmbytën në Izmir, pasi niveli i detit u rrit dhe tejkaloi barrierat bregdetare pas një stuhie, tha sot kryebashkiaku, Tunc Soyer.
Imazhet treguan dyqane që u përmbytën ndërsa brigada e zjarrfikësve u përpoq të nxirrte ujin.
”Uji la disa muzikantë të bllokuar në një lokal”, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve AA.
Soyer tha se kriza klimatike kishte mbërritur në Egje.
Rajoni është i kërcënuar nga nxehtësia dhe thatësira intensive si dhe nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet dhe uji i detit.
Një stuhi ka pasur edhe në Stamboll, ku era u ka hequr çatitë disa shtëpive.
”Nuk ka pasur të lënduar apo viktima”, sipas agjencisë së lajmeve DHA.
Drejtoria e Përgjithshme Meteorologjike e Turqisë lëshoi të dielën paralajmërime për mot të rëndë për një pjesë të madhe të 81 provincave të vendit.
Mot më i qetë pritet nesër.