Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në SPAK, për aferën CEZ-DIA. Meta ka thënë se është thjesht një telenovelë.

“Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje,”- tha Meta.