Ne kuadër 111 -vjetorit te shpalljes se Pavarësisë, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën “Udha drejt Pavarësisë”.

Kjo ekspozitë na njeh me rrugëtimin historik te nënshkruesve të aktit te Pavarësisë se Shqipërisë, si dhe me artefakte që ilustrojnë këtë ngjarje madhore.
Për të ngritur flamurin kombëtar, patriotët shqiptare u ndeshë me pengesa dhe vështirësi të shumta. Më 5 nëntor 1912, Ismail Qemali mblodhi patriotët shqiptare ne hotelin Kontinental të Bukureshtit, ku diskutuan për Pavarësine e Shqipërisë. Figurat më të rëndësishme ishin; Aleksander Stavri Drenova, Spiridon llo, Luigj Gurakuqi, Dhimiter Berati, etj.

Më 7 nëntor 1912, Ismail Qemali u nis me tren nga Bukureshti për ne Vjene, për një vizitë diplomatike, qëllimi i se cilës ishte te fitonte mbështetjen e Austro- Hungarisë për pavarësinë e Shqipërisë.
Më 12 nëntor 1912, Ismail Qemali udhëtoi me tren drejt Budapestit, ku takoi ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë, kont Berthold-in, i cili i siguroi mbështetjen. Me 19 nëntor 1912, bashke me Luigj Gurakuqin, Ismail Qemali arriti në Trieste. Po nga Triestia do të behej nisia për në Durrës, me anijen “Baron Bruck”.

Mëngjesin e 21 nëntorit ai u prit në Durrës. Punimet e Kuvendit të Vlorës filluan me 28 nëntor 1912, ne orën 15:30 në sarajet e familjes Vlora, me pjesëmarrjen e 78 delegatëve. Kuvendi i Vlorës vendosi që
“Shqipëria te bahet më vehte, e lirë dhe e mosvarme”. Pas nënshkrimit te aktit të shpalljes se Pavarësisë, Ismail Qemali, ne orën 17:30 të datës 28 nëntor 1912, doli në ballkonin e shtëpisë ku zhvilloi punimet kuvendi dhe valviti lart flamurin kombëtar, të cilin e kishte ngritur Gjergj Kastrioti në Krujë.