Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, thumboi hapur në lidhje me koncertet që disa këngëtarë kanë mbajtur në kryeqytet, koncerte ku ajo nuk ka qenë e ftuar.

Si ndihesh që Elvana, Noizy, etj. kanë bërë koncerte të mëdha në Tiranë…?

Soni: Ndoshta nuk je informuar por unë kam mbajtur në Sheshin Skënderbej.

Nuk është se nuk më kanë informuar po përse nuk ka qenë Soni aty, se kemi parë edhe këngëtarë që nuk kanë pasur bashkëpunime me këngëtarët direkt.

Soni: Unë kam bërë koncerte live të mijat, pa ftuar asnjë. Kam preferuar që Sheshin Skënderbej ta mbush vetëm. Kam kënduar për një orë e gjysmë live dhe kam performuar me balerina 100% LIVE.