Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në SHBA, Jorrit de Jong, drejtor i “Bloomberg Harvard City Leadership Initiative”, qendër që punon me kryebashkiakë të ndryshëm nga e gjithë bota, me fokus në lidership, menaxhim dhe inovacion.

Veliaj shkruan se mezi pret që Presidencën e Qyteteve të Ballkanit 2024 nga ana e Tiranës, ta kthejë në një mundësi për të rritur bashkëpunimin mes qyteteve të Europës Jugore.

“Gëzohem që jam kthyer tek “Bloomberg Harvard City Leadership Initiative” me mikun tim Jorrit de Jong! Mezi pres ta kthej Presidencën e Tiranës në #B40 (Balkan Cities Network), në një platformë inovacioni, kreativiteti dhe bashkëpunimi mes qyteteve të Europës Jugore! Nuk ka partner më të mirë se Bloomberg Cities, me rrjetin e tyre të njohurive dhe ekspertizës!”