Motra e Raphael Dwamenas, futbollistit që u nda nga jeta në mënyrë tragjike disa ditë më parë në fushën e lojës,ku luante me ekipin e Egnatias, ka dhënë një intervistë për televizionin Onua Tv në Ganë.
Familja e tij e prekur prej ditësh nga ngjarja tragjike është në pritje të trupit në vendlindje për të kryer ceremonië dhe ritualin e vdekjes. Motra e tij më e vogël gjatë intervistës duket thellësisht e prekur dhe në emocione të shumta deri aty sa ajo nuk arrin të përfundoj intervistën.
Siç shihet dhe në video motra e futbollistit rrëfen momentet e fundit, se kur kishte folur me vëllan e saj të ndjerë. Nga ana tjetër ajo tregon se e kishte mësuar nga rrjetet sociale humbjen e vëllait pas njoftimit të nënës, se nga Shqipëria flitej për lajme të kqija rreth jetës së të birit.
Motra e ndërpret rrëfimin dhe nuk arrin ta vazhdojë duke u larguar nga studio menjëherë për një urgjencë mjekësore, pas gjendjes së rënduar.
Kujtojmë se 28-vjeçari pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani në Superligën shqiptare.