Sokol Cikalleshi vendimtar për Konyasporin në Turqi. Për javën e 13-të në elitën e futbollit turke, Konyaspori mori një fitore 2-0 në shtëpi kundër Kasimpasa. Deçiziv me gol dhe asist ishte sulmuesi i Kombëtares, i cili u fut nga stoli dhe zgjidhi “nyjen”.

Duhej minuta e 60-të e takimit, që trajneri Kelsa të bindej dhe të hidhte në fushë kavajasin në vendin e Oliveiras. Vetëm katër minuta më vonë, “ujku i golit” përfitoi nga pasimi i Morenos dhe e dërgoi sferën në rrjetë për t’i dhënë epërsinë të tijve.

Cikalleshi nuk do ndalej me kaq, teksa në të 77 minutë dhe një pasim të bukur për Guilherme për golin e dytë. Në 13 javët e këtij sezoni, Cikalleshi ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë për të tijtë, me Konyaspor që mban vendin e 15-të me 13 pikë.