Në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.
Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.
Por tensione dhe përplasje pati edhe pas sfidës, ku disa tifozë janë përleshur me sigurimin.
Hajduk Split kryeson kampionatin kroat me 36 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Goricës, në shtëpi.