Opozita ka bllokuar sërish seancën plenare të Kuvendit. Edhe pse deputet e maxhorancës janë paraqitur herët në seancën e Kuvendit, dhe garda nuk i ka lejuar që t’ua marrin karriget dhe t’i vendosin para foltores.
Demokratët nuk janë dorëzuar dhe ‘malin’ me karrige kësaj herë e kanë bërë me ndenjëset e veta.
Pra siç shihet nga pamjet karriget e deputetëve të PS janë në vende, ndërkohë që demokratët kanë përdorur ndenjëset e tyre.
Nga ana tjetër, opozita ka bërë të qartë se janë tre kushte të cilët duhet të plotësojë maxhoranca që të kthehet normaliteti në Kuvend.
“Opozita është e vendosur te mos lejoi jetë normale parlamentare deri ne plotësimin e kërkesave të saj: 1- Ngritjen e komisioneve hetimore, 2- Përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore, 3- Mazhoranca të heq dore nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës, duke mos ndërhyjë e të vendos kush është opozita.”- thuhet në kërkesat e opozitës.