Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vijimin e operacionit “Tempulli” në të gjithë vendin.

Në një reagim, ministri Balla bën me dije se brenda 24-orëve janë arrestar 7 persona. Më konkretisht në Fier, Mirditë dhe Krujë.

Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Operacioni Kombëtar “Tempulli” më i madhi i zhvilluar ndonjëherë nga Policia e Shtetit, vijon të ketë çdo ditë rezultate të mirëpritura nga familjet shqiptare.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona në Fier, Mirditë dhe Krujë të përfshirë në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.