Presidenti serb thotë se viti 2024 do të jetë më i keq për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Në fjalimin e mbajtur para akademisë së Shkencave, Vuçiç u shpreh se për Kosovën duhet të fitojnë kohë duke pritur që gjërat të ndryshojnë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit serb deklaroi se detyra e tij është të ruaj integritetin territorial të republikës duke përfshirë dhe Kosovës. Vuçiç la të kuptohet se në situatën aktuale është më mirë që Serbia të fitojë kohë sesa të pranojnë të heq dorë nga Kosova. Sipas tij, në fazën, aktuale Serbia do të fitonte asgjë.

“Askush nuk do të japë asgjë. Edhe sikur të pranojmë me premtimet që ata bëjnë, nuk do të merrnim asgjë në planin taktik apo strategjik për vendin tonë. Është e rëndësishme të mbrojmë atë që na përket, të ruajmë paqen dhe të mos rrezikojmë të ardhmen e vendit, dhe prisni një mundësi të favorshme”, deklaroi Vuçiç.

“Ajo që më frikëson mua, në epokën e rrjeteve sociale, është se përbuzja dhe urrejtja janë bërë gjërat më e rëndësishme. Kam frikë se viti i ardhshëm do të bëhet më i keq, se do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira, më shumë se sa na solli viti 2023”, theksoi Vuçiç. Vuçiç u shpreh se Akademia e Serbisë është institucioni që ka ndihmuar serbinë në kalimin e momenteve më të vështira historike.