Një pjesë e grave dhe vajzave të moshës 15- 65 vjeç në rrethin e Bulqizës janë përballur me dhunë nga partnerët, ngacmime seksuale, por edhe përndjekje.

Ndaj sot Bashkia Bulqizë, me pjesëmarrje të Prindërve, fëmijëve, si dhe punonjës bashkiak, ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit për parandalimin e këti fenomeni.

Kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri u shpreh se “si grua ndjehem më afër problemeve tuaja ku mesazhi im është të shpëtoni nga kjo situatë, duke i thënë stop dhunës dhe keqtrajtimit”.

“Në bashkinë e Bulqizës janë rreth 16 raste të dhunës, ndër këto 9 raste kanë me urdhër mbrojtje. Dhuna është në forma të ndryshme, ndaj kërkoni ndihmë në të gjitha institucionet përfshirë edhe bashkinë Bulqizë”- tha kryebashkiakja Mjeshtri.