Xhensila dhe Besi janë bërë sot prindër për herë të dytë. Lajmin e gëzueshëm çifti e ka ndarë në rrjete sociale duke zbuluar se vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Amen.
“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftè, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, ka shkruar Besi.
Xhensila ka publikuar foton e parë me të birin dhe uron që ai të rritet i fortë e me vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit.