Princi Harry në muajin maj mori pjesë në kurorëzimin e babait të tij Charles pa Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Sipas disa burimeve të asaj kohe u tha se Dukesha e Sussex Meghan Markle qëndroi në Kaliforni me fëmijët e saj për të festuar ditëlindjen e djalit Archie, e cila është gjithashtu më 6 maji, dita kur Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht.

Por një ekspert mbretëror dhe mik i çiftit më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Dukesha e Sussex humbi kurorëzimin. Në librin e tij të ardhshëm “Endgame”, i cili pritet të dalë javën e ardhshme, Scobie zbulon se Meghan nuk mori pjesë sepse ajo refuzoi të “zhytej përsëri në telenovelën e familjes”.

Sipas Mirror UK, autori mbretëror më tej pretendoi se Meghan “nuk dëshiron të shkelë më në Angli”, pasi “nuk është ndjerë kurrë si në shtëpi”.