Me motin e keq që ka përfshirë vendin, është e qartë se duhet të qëndroni brenda, duke shmangur lëvizjet e panevojshme.
Edhe pse ju mund të dëshironi të zbatoni rutinën tuaj si çdo ditë tjetër, ekspertët paralajmërojnë se është më mirë që të mos bëni dush kur jashtë ka stuhi.
Çfarë mund të ndodhë nëse bëni dush në mot të keq?
“Elektriciteti mund të kalojë nëpër ujë dhe po ashtu edhe vetëtimat,” thotë Dr. Mary Ann Cooper, specialiste e mjekësisë dhe sigurisë së rrufesë për “Këshillin Amerikan të Sigurisë së Rrufesë”.
“Rrufeja gjithashtu mund të udhëtojë përmes hidraulikës, duke rritur rrezikun e lëndimit nëse ju ‘godet’ në mënyrë indirekte. Ai udhëton edhe më shpejt përmes telave dhe metalit, duke paraqitur një kërcënim të menjëhershëm nëse godet shtëpinë ose ndërtesën tuaj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmangni dushin gjatë një stuhie,” shpjegon ajo.
Çdo aktivitet i brendshëm që përfshin hidraulikën duhet të shmanget gjithashtu gjatë një stuhie, sipas “Këshillit të Sigurisë së Rrufesë”, në SHBA. Kjo përfshin larjen e enëve tuaja ose larjen e rrobave me dorë.
A ka vërtet nevojë lëkura jonë për një dush të përditshëm?
“Sipas dermatologëve, lëkura jonë ka mendimin e kundërt për dushin e përditshëm: Megjithëse frekuenca ideale varet nga lloji i lëkurës, zakonet e përditshme dhe puna, dushi shumë i shpeshtë mund të çojë në tharje dhe përkeqësim të skuqjes, kruajtjes, qërimit dhe shpërthimit të ekzemës”, thotë Dr. Joyce Park, dermatologe.