Pas 10 orësh luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht zjarrin që ra në qendrën tegtare “Metropol”, në Lushnjë.
Bëhet me dije se zjarrfikësit ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura kanë luftuar me flakët deri në orën 01.00, kur edhe kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat që ishin riaktiviziuar.
Zjarri në qendrën tregtare nisi rreth 14.40, ku pas 5 orësh luftë u arrit që të evakuohen të gjithë banorët dhe të vihej në kontroll flakët. Vetëm pak orë më pas një vatër u rindez në taracën e qendrës tregtare, ku ishte një lokal me dërrasa, për shkak të dërrasave flakët kanë marrë përmasa të mëdha që janë përhapur në katin e tretë dhe në katin e katër. Dy dyja këto kate janë shkrumbuar totalisht dhe dëmet materiale janë kolosale.
Për shuarjen e flakëve punuan zjarrfikëset e Lushnjës, Fierit, Patosit, Albpetrolit dhe Tiranës, ndërsa natën vonë shkuan edhe Forcat e Armatoura.
Fatmirëisht nga kjo ngjarje nuk patëm viktima. 39 persona dhe 3 punonjës zjarrfikës u dërguan në spital për shkak të asfiksisë, por pa shenja djegieje, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor ka rrethuar me shiritin e verdhë zonën dhe pritet ekspertiza të zbardhë shkakun e zjarrit në këtë qendër tregtare.