Në Shtëpinë e Futbollit në kryeqytet qindra fëmijë i janë bashkuar një grumbullimi seleksionues për moshat e reja, nën sytë e të gjithë trajnerëve të ekipeve të mosha kuqezi dhe nën drejtimin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare Fulvio Pea, i cili pra disa muajsh tashmë mban këtë post.

“Djem të ri të ditëlindjeve të ndryshme, për moshat nga U15 në U19 që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe jo vetëm nga Evropa por edhe nga kontinente të tjera si Amerika, do të kenë nga dita e hënë shansin të veshin fanellën e ekipit kombëtarë kuqezi për t’u parë në një seleksionim 4 ditorë. Përveç aspektit sportiv edhe fakti që të veshësh fanellën kuqezi qoftë për një ditë, pas kësaj që kemi arritur me ekipin A, padyshim që është një sadisfaksion i madh për këta të rinj“, tha Fulvio Pea, drejtori teknik i ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Dikur Fulvio ka mbajtur postin e përgjegjësit të sektorit të të rinjve të Interit apo Sampdorias. Si njohës I mirë I këtij sektori ai tregon interesimin që kanë shfaqur familjet shqiptare për të qenë pjesë.

“Janë shumë familje që janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së federatës shqiptare të futbollit. Për këtë fushatë seleksionimi janë përgjigjur 360 fëmijë dhe na u desh të mbyllnim aplikimin pasi kërkesat ishin shumë të mëdha dhe kjo gjë na bën të jemi shumë kënaqur”, u shpreh Fulvio Pea.

Por si një italian ku në Europian do të jetë kundër vendlindjes së tij Fulvio shton: Në pamje të parë na duket një short I vështirë por duhet të dini që edhe për të tjerët fakti që janë në të njëjtin grup me Shqipërinë konsiderohet një grup dhe kundërshtarë I vështirë. Vërtet kemi kundërshtarë me nivel shumë të lartë teknik por atje nuk mjafton vetëm kjo karakteristikë, dhe sot si një tifoz shumë i madh i Shqipërisë, mund të them që Shqipëria i ka të gjitha karakteristikat për të ecur përpara. Unë punoj këtu dhe është normale të jem tifoz i Shqipërisë.