Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama meriton të quhet “baba i kombit”, pasi ka ndryshuar imazhin shqiptarëve.
Gjatë një interviste në Kanal 10, Abazoviç tha se gjatë qeverisjes së Ramës Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Sigurimit, si edhe për herë të parë u mbajt në Tiranë samiti i Procesit të Berlinit, që sipas tij janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë.
“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.
Abazoviç ka folur edhe raportet e tij të këqija me ish-presidentin malazez Milo Gjukanoviç.
“Në kohen kur ai ishte president i Malit të zi ka qënë një shtet plotësisht i korruptuar dhe me një nivel shumë të lartë, ai ka qenë njëri i cili ka krijuar një shtet privat, si ai edhe disa shokë të tij”, tha ai.