Prokuroria e Posaçme depoziton rekurs në gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Më herët gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Dhëndri i Sali Berishës, i arrestuar për korrupsion për aferën e klubit Partizani, u lirua nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila pas investigimit të bërë nga Report Tv u zbulua që kishte konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një cmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.

Ndërkohë, SPAK po vijon betejën e ligjore për të kthyer në burg Jamarbër Malltezin.