Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, Gonzato bën me dije se gjatë takimit me Ramën kishte diskutuar për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe mënyrat sesi ai mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”- shkruan Gonzato.