“Në përgjithësi është një punë e madhe për draftin, u paralajmërua edhe një vit më parë nga ministri Manja. Kemi një proces me shumë hapa, në fillim kemi grup pune në ministri, i përcillet grupeve të interesit, por edhe prokurorisë, kalon në qeveri dhe i dërgohet parlamentit për votim. Në momentin që miratohet nga parlamenti, hyn në fuqi. Vendimin e fundit e ka parlamenti, aty fuqia jonë mbaron. Agjenda e parlamentit është ajo që e vendos. Dëshira jonë është që të kalojë sa më shpejt. Jemi në dijeni që ka situataa në parlament, do donim të kalonte para Vitit të Ri. Përgjithësisht, amnistia është një instument ligjor, qeveria merr iniciativën për ta vënë në zbatim, qëllimi është të ofrojë këndvështrimin me një dozë humanizmi të personave, mundësia e një rehabilitimi më të mirë, që këto njerëz, një pjesë të caktuar të dënimit, ta kryejnë jashtë. Janë ata që kanë kryer krime të lehta, grupet vulnerabël, personat me moshë mbi 60 apo 65 vjec, këto janë kategoritë që përfitojnë.
Edhe në vende të tjera, është më kollaj për persona me vepra të lehta penale, janë vepra të lehta ideja është të kemi mundësinë që këto persona, që këtë pjesën e falur të dënimit, më mirë të jenë pranë familjes së tyre, e kanë më të thjeshtë riintegrimin, në punë, marrëdhëniet familjare, shoqërore.