Rreth 600 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia e këtij fundviti, versioni përfundimtar i së cilës i është dërguar kryeministrit Edi Rama nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Për të dhënë detaje lidhur me kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti, në studion e emisionit “Përballje” nga moderatorja Besmira Pelushaj në Report Tv, ka qenë i ftuar sekretari i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.
Ai theksoi se 12-14 prej të dënuarve që do të amnistohen janë gra, 4 prej tyre janë të mitur ndërsa pjesa tjetër meshkuj të cilët janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur po aq të tilla nga dënimi që duhet të shlyejn dhe meshkujt të cilët janë mbi 60 vjeç.

“Janë rreth 600 të dënuar që përfitojnë menjëherë në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Numri nuk është fiks sepse dinamikat janë të tilla që përditë hyjnë e dalin njerëz nga burgu. Përfitojnë meshkujt që janë dënuar deri në 3 vite apo që kanë marrë dënime më të mëdha por që u kanë mbetur 3 vite dënim për të shlyer. Dhe meshkujt për mbi 60 vjeç. Ndërsa femrat të cilat do të përfitojnë, bëhet fjalë për ato të cilat kanë dënime deri në 4 vite apo ato të cilat janë mbi 50 vjeç”- u shpreh Shehu.
Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë tha se pjesë e të dënuarve që përfitojnë amnisti janë ata që kanë marrë dënime për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.
“Do iu jap 2 shembuj që mos të hyj në detaje. Persona me rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe vepra me rrezikshmëri të ulët. Si psh, ndërtimet pa leje, ose plagosje e lehtë me dashje”- tha Shehu.
Ai shtoi më tej se të gjithë të tjerët të cilët nuk janë subjekt i SPAK dhe GJKKO do të përfitojnë ulje dënimi, me përjashtim të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe atyre me vrasje në rrethana cilësuese.
“Kjo ishte pjesa e parë e amnistisë dhe të gjithë këto që nuk përfitojnë kriteret, kemi një parashikim tjetër Për të gjithë të tjerët, 1 vit ulje dënimi dhe 1 vit ulje fdënimi për femrat dhe të miturit. Përjashtohen subjektet e SPAK dhe GJKKO. Rasti i atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe për vrasje në rrethana cilësuese. Këto persona që janë dënuar për këto krime, nuk përfitojnë ulje dënimi”- tha sekretari i Ministrisë së Drejtësisë.
Ndwrkohw, ndihmws komisionieri i Avokatit tw Popullit, Sotiraq Nushi pati kritika pwr ministrinw e Drejtwsisw duke thwnw se njw amnisti e tillw pwr herw tw parw nuk i wshtw dwrguar pwr konsultim institucionit qw ai pwrfaqwson. Sipas tij, nwse njw konsultim i tillw do tw kishte ndodhur, kjo do tw ishte nw tw mirw tw projektligjit.
Nuk jemi ne institucion dosido. Jemi në kushte të tjera këtu. Mund ta vlerësonim edhe nga misioni ynë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo është hera e parë që një projektligj i tillë nuk na ka ardhur. Nuk do t’ju dëmtonte, përkundrazi, do të përfitonit”- tha Nushi.
Ky i fundit gjithashtu e vuri theksin tek numri i lartw i personave tw paraburgosur, duke shtuar se u mungonin kushtet themelore nw burgje, gjw e cila sipas tij do tw pwsojw njw pwrmirwsim pas amnistisw.
Ndërkohë, projektligji i amnistisë penale, është miratuar në Këshillin e Ministrave dhe pritet që t’i dërgohet Kuvendit ku më pas do të shqyrtohet nen për nen në komisione dhe më pas do të bëhet votimi me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Projektligji më pas shkon për dekretim tek presidenti