Lajmet që po diskutohen më shumë kohët e fundit janë ato në lidhje me Big Brother VIP 3, si për emrat që pëfliten se do të bëhen pjesë, por edhe për moderatorët. Lajmi se këtë vit nuk do ta prezantojë Arbana Osmani, por Ledion Liço ka bërë xhiron e mediave, duke e ndarë publikun në dy pjesë.
Mirëpo, askush nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë lajm. Dhe ne nuk mund ta themi me siguri kush do të jetë prezantuesi i BBVIP 3, por një gjë e dimë me siguri, se Arbana do të rikthehet së shpejti në ekran.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo, duke ripostuar Story-n e një ndjekëseje, e cila në një video të Arbanës në “Dua të të bëj të lumtur”, shkruante: Meqë Arbana s’del në TV, e rikthejmë vetë.”
Në ripostimin e kësaj Story, Arbana ka shkruar: “Së shpejti”.