Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, e cila këtë herë bërin ndalesën e saj në Shkodër.

Ai tregoi se tashmë Shkodra nuk është më qyteti i plehrave, një problem të cilin kryeministri e ka përsëritur shpesh.
“Së pari më vjen shumë mirë që sot patëm mundësinë për disa orë të shohim pak qytetin dhe në një kohë të shkurtër ndjesia e energjisë së qytetit është krejt tjetër. Në radhë të parë është e dukshme që sapo hedh sytë në qytet, Shkodra nuk është më qyteti i plehrave dhe të paktën në ato pjesë që unë pashë që janë akset kryesore.

Qyteti është realisht shumë i pastër dhe shpresoj që të jetë kështu edhe në lagje, por ajo që është e rëndëishme është që ky është një proces që ka nisur dhe për hir të së vërtetës . Ndryshimi ka nisur të jetë mjaft i dukshëm, edhe pse kjo gjë nuk është e lehtë. Institucionet në Shkodër më parë kanë qenë të fokusuara kryesisht në punët e asaj partisë që nuk është më, dhe jo tek hallet e njerëzve.
E dyta po ashtu në një kohë shumë të shkurtër, sepse unë po e ndjek Shkodrën me përparësi këto kohë me përkushtim dhe vëmendje është arriture që Shkodra të ketë një situatë krejt tjetër të ndriçimit. Shtë një situatë krejt e vështirë edhe ajo…”.