Pas njëmbëdhjetë viteve te skuadra e Tottenhamit, pritet të përfundoj aventura e Hugo Lloris në Londër.

Gardiani francez pritet të vazhdoj karrierën në kampionatin amerikan.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se skuadra e Los Angeles FC është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Hugo Lloris.

Tottenham tashmë i ka dhanë dritën jeshile 37-vjeçarit për t’u larguar nga klubi, për shkak të pagës së tij të lartë.