Argita Berisha i është bashkuar protestës që babai i saj, drejt arrestimit, ka thirrur para Kuvendit ndërsa do votohet kërkesa e SPAK.
Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Këshilli i Mandateve shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës.
Përveç babait të saj që pritet të arrestohet për aferën ‘Partizani’, Argitës i është arrestuar edhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.