Në lumin Gjanica të Fierit ka nisur puna për çlirimin e hapësirave publike dhe përfundimin e fazës së dytë të rehabilitimit ku përfshihet edhe prishja e disa shtëpive e objekteve në shtratin e lumit.
Ministri i Brendshëm dhe deputeti i kësaj zone Taulant Balla kërkon vijimin me intensitet të punës.
“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon për çlirimin e hapësirave publike dhe përfundimin e fazë së dytë të rehabilitimit të Lumit Gjanica në Fier, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Balla.