Nga Kimete Berisha

Burri nuk e vret gruan pse është grua, por e vret pse është gruaja e tij.

– Termi ‘femicid’ po përdoret vend e pa vend nga gratë shqiptare, sidomos nga ato në pushtet, si presidentja,

sepse presidentja po e krijon përshtypjen dramatike thuajse burrat shqiptarë kanë dalë me shpata në duar e po vrasin gra ku po i gjejnë

(veç për shkak të gjinisë (femicid – vrasje në bazë të

gjinisë), që janë gra, kështu po thotë presidentja).

– Nuk po ndodh mizogjinia masive dhe as urrejtja kolektive ndaj grave që të flas presidentja me absolutizëm.

– Po, gruaja shqiptare është e nënshtruar dhe e pushtuar, por me vullnetin e saj:

të jesh kokëulur është mënyra e mbijetesës e shumë

grave…

(nuk kam kohë e as vullnet të

shkruaj më gjatë për këtë temë në një shoqëri ku Liria e femrës është

Vetmia).

– Të gjithë kanë nevojë të çmësohen nga këto dashuri,

gjithmonë të sëmura e në fund të përgjakura gjithësesi

(me gjakun që shihet apo me gjakun që nuk shihet), në fund, zemrën ta plas se ta plas ai që e ke më së

afërmi….e që ke kujtuar se është ‘i joti’

…..dhe duhet mësuar mësimin e ri:

Njeriu nuk mund të jetë e as të

bëhet i joti.

– Kurrë, kurrë, në daç çmendu, në daç merre malin, në daç jepi zor e flutuo, se nuk bën…

nuk mund të ndodh ta ‘privatizosh’ mendjen, shpirtin a quaje ti si të duash, të

njeriut.

– Këtu, bash tek kjo ideja e prapambetur se njeriu mund të pronësohet, këtu e gjen bazën e tragjedisë, sepse gjithmonë del se je mashtruar se njeriu s’paska qenë kurrë i joti dhe s’është i joti…

– I keni parë se si njerëzit vdesin, sikur ju rrëshqasin nga dora…zhduken…

As vetja jote s’është e jotja….apo qysh thotë katundaria: I huaji i joti s’bëhet’!

– Ti e pranon që

jeta është e përkohshme por nuk e pranon se dashuria është e përkohshme.

– Është.

Në fillim bën yrysh tek dashuria…e pastaj, prap e çon kokën vetmia, sepse s’ka dashuri që deri sot nuk u harxhua.

– Presidentja foli edhe për fajin kolektiv dhe ndërgjegjen kolektive të popullit.

Nuk mund ta ndajmë ne

fajin me vrasësin, ndaje vet nëse mendon se ekziston ‘faji kolektiv’.

– Më lehtë bashkohen toka me qiell se sa që bëhen një, dy njerëz të

bashkuar.

Sepse, dashuria është shkalla më e lartë e mençurisë dhe e lirisë.

Si mund të jetë i dashuruar thellë njeriu i cekët dhe si mund të kuptoj çka është liria njeriu që kërkon ta robërojë dashurinë.

Ti kujton se ia vë edhe prangat dashurisë, por pastaj…i keni parë ata pleqtë që kur ishin të rinj ishin të

rrezikshëm…

Kur i lodh mosha, por nuk ua lodh egon, ata prap vazhdojnë të paraqiten si të rrezikshëm, ama zëri i lodhur nuk u dëgjohet, që u tingëllon si maces kur ia zë bishtin.

– Me gra e me burra duhet të çmësohen nga mësimet e vjetra mbi pronësinë e njeriut, derisa të binden se njeriiu është

i lirë, edhe i vdekur prap mbetet i lirë.

Se ti ia vret trupin por shpirtin nuk ia merr, dashurinë nuk ia merr, mendjen nuk ia ndryshon, kurrë.

– Prandaj, më përpara mund të bashkohen toka me qiell, se sa që mund të bashkohen e të bëhen NJË dy veta që janë bashkë.

P.S. S’dua t’i them krejt bindjet e mia se hy n’gjynah, i bie thuajse po iu ftoh prej kësaj dynjaje (të rreme)…

Komplet duhet të rishkruhet kjo

mënyrë primitive e jetës!

Nuk mund të jesh njeri normal derisa mendon se dikush (që ke qejf ti), duhet të jetë ‘prona’ jote!

– Ti mund të mendosh se dikush është ‘i joti’, por kjo është sëmundje mentale, siç është edhe dashuria,

sipas Platos ‘sëmundja më e rëndë nervore’!