“Nuk është momenti për të folur për rinovimin e kontratës”, kështu u shpreh pak muaj më parë Mike Maignan, portieri i Milanit. Nga ajo kohë, mes palëve ka lëvizur diçka, janë vendosur kontaktet e para për të shkuar drejt një kontrate të re.
Problemi në këtë pikë qëndron se mbi portierin francez ka një interesim të fortë nga një gjigand si Bayern Munich.
Drejtuesit e klubit gjerman shohin te Maignan pasuesin ideal të Manuel Neuer, kapiteni rinovoi deri në 2025, por gjatë kësaj periudhë do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje afatgjatë për portën.
“Djalli” është në pozita komode në këto negociata pasi Mike ka një kontratë deri në 2028, por përfiton 2,8 milionë euro. Sipas Corierre della Sera, përfaqësuesit e francezit kërkojnë një pagë të re, 8 milionë euro, por kjo është një shifër shumë e lartë, kërkon më shumë se sa përfiton Leao, 7 milionë euro. Në çdo rast, nëse Bayern Munich kërkon të blejë kartonin e Maignan, Milan nuk e lëshon pa 100 milionë euro. Kjo është një shifër e lartë për një portier, mjafton të kujtojmë që Bayern investoi 100 milionë euro për të blerë Harry Kane.