Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili për të disatën herë rradhazi ka kërkuar lejen e posaçme që të betohet para këshillit bashkiak për të marrë detyrën.
Përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.
“Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- u shpreh avokati i Belerit.
E pranishme në seancë ka qenë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Katerina Kamitisi.