Në prag të nisjes së protestë së opozitës, Sali Berisha në një dokleatë për mediat u shpreh se këtë herë “jetën e japim, por votën jo”, duke shtuar se kanë nisur një betejë pa kthim kundër “regjimit të Edi Ramës”.
“Çdo shqiptar duhet të ndalet dhe të shtrojë pyetjen nëse beson se vota e lirë është jetike. Që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë.
A ka votë të lirë me Ramën? Do jemi luftëtarët e parë në rrugë. Ju rikujtoj se në 1997 kur armiqtë të egër erdhën me rebelim komunist në pushtet menduan se na shfarosen, filluan betejën me 30 vetë në oborrin tonë, i mundëm ata. Kësaj here jetën e japim dhe votën nuk e japim. Jemi në betejë pa kthim”, tha Berisha.