Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzeni ditën e nesërme do të përballen në GJKKO, ku do të mbahen dy seanca gjyqësore.

Të dy seancat do të drejtohen nga gjyqtarja Irena Gjoka. Shkëlzeni do të merret në pyetje në lidhje me tragjedinë e Gërdecit në orën 09:00 ndërsa ish-kryeministri do të njihet me masën e sigurisë, pasi akuzohet për korrupsion nga SPAK.

Seanca për Berishën do të mbahet në orën 11:00 ku gjyqtarja do të vendosë për kërkesën e SPAK për të ruajtur me policë te dera deri në dhënien e masës së prerë. Po ashtu në orën 09:00 do të zhvillohet seanca për vulën e PD, në Gjykatën e Lartë.