Gazetari i Java News, Ardit Rada, foli në “ABC News” për vendimin e Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteti, i cili i hapi rrugë këtë të hënë votimit për heqjen e imunitetit ndaj ish-kryeministri Sali Berisha.

Me gjashtë vota pro, Këshilli miratoi pas disa orësh diktime kërkesën e SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë arrest me burg/ose arrest shtëpi, ndërsa Berisha mblodhi një grup mbështetësish para Kryesisë duke i bërë karshillëk diskutimeve në Këshill, ku nga opozita në Këshill ishte vetëm Enkelejd Alibeaj, i cili dha votën pro për heqjen e imunitetit të Berishës.

Kjo protestë për gazetarin Rada është një rast i paprecedentë në politikën shqiptare. Ai u shpreh se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, që të protestohet jashtë një mbledhjeje të kryesisë së Kuvendit, siç bëri sot Sali Berisha.

“Kjo është precedent i politikës shqiptare, sepse nuk ka ndodhur më parë të protestohet jashtë një mbledhje të kryesisë së Kuvendi. Ai shkoi më tej duke paralajmëruar protestë në gjykatën e Lartë kur jepet vendimi për vulën e Partisë Demokratike. Ai e kuptonte se kishte një pjesëmarrje të vogël”, tha ai.

Ai theksoi se Berisha me mbështetësit e tij nuk po bëjnë betejë thjesht me SPAK, por me SHBA dhe BE-në, të cilët siç shtoi ai janë financuesit më të mëdhenj të ngritjes së reformës në drejtësi në vendin tonë.

“PD zyrtare, ato janë shprehur në thelb që lufta e Berishës me drejtësinë dhe me amerikanët është personale. Përballë nuk është SPAK, por janë SHBA dhe BE, financuesit më të mëdhenj të SPAK, të cilët kanë hedhur miliardat për këtë drejtësi dhe Sali Berisha që i bën karshillëk”, tha Rada.

Duke komentuar protestën e Rithemelimit, gazetari shtoi se e vetmja protestuese e sinqertë ishte Argita Berisha.

“Ilir Meta kishte çuar Petrit Vasilin, që është zgjedhur me makinacione pas dorëheqjes së Kejdi Mehmetajt dhe sot është deputet me vota ta barabarta për një kryeplak. 391 vota. Ndërsa aleatët ia kanë bërë të qartë Berishës se betejën e ka personale si me SHBA-BE, ashtu dhe me SPAK. E vetmja protestuse e sinqertë aty ishte Argita. Ajo ka babain, vëllain dhe burrin me telashe me drejtësinë…” – tha Rada ndër të tjera.