Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka respektuar asnjëherë institucionet e drejtësisë. Gjatë bisedës në studio, Gjikondi theksoi se të gjitha lëvizjet që Berisha përpiqet të bëjë janë vetëm për interesin e tij personal dhe jo për demokracinë apo për shqiptarët.
“Alibeaj ka qenë më qëndrestar se vetë Basha. Sa kohë krahu i Alibeajt është gjithmonë në harmoni me ndërkombëtarët, patjetër që do e votonte.
Nuk ishte çështje tradhtie siç edhe u prezantua. Avokatët nuk i pashë në një përgatitej cilësore apo profesionale, por më shumë të përfshirë politik. Berisha tashmë ka zgjedhur në imagjinatën e tij të jetë martir. Teza për gjyqtaren Irena Gjoka, dolën që ishin të pavërteta. Gjithë kohës Berisha thotë të pavërteta. Për të enjten ka thënë të çohet gjithë Shqipëria para parlamentit për mbrojtjen e tij dhe dhëndrit të tij. Berisha nuk ka mbështetje sepse nuk ka frymë, nuk ka moral. Ai ka vetëm interesin e tij personal, nuk ka hallin e demokracisë apo të shqiptarëve”, tha ndër të tjera Gjikondi.