Me 75 vota pro Kuvendi i dha dritën jeshile SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pas protokollimit të vendimit të Kuvendit, Sali Berisha do të jetë në dorë të dy prokurorëve të posacëm Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët do i drejtohen gjykatëses Irena Gjoka për ndryshimin e masës ndaj tij.
Ish-kryeministrit Sali Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në atë që njihet si afera me pronat e Klubit Partizani.
SPAK iu drejtua Kuvendit me autorizim për heqjen e imunitetit dhe ashpërsim të masës së sigurisë, pasi Berisha nuk zbatoi masat e mëparshme për detyrim paraqitje.