Ka mbaruar protesta e fundit e Sali Berishës. Gazetarja Erneta Shevroja raporton se protestuesit me në krye Berishën janë drejtuar në selinë e Partisë Demokratike. Kjo ka qenë një protestë e shkurtër me pak fjalime dhe pak pjesëmarrës.

Gazetarja thotë se ajo që do të veçojmë nga fjalimi i Berishës është që beteja do të vazhdojë dhe mesa duket ka në plan të vazhdojë protestat.

“Forcë që të mposhtë idealet e demokracisë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Jam më i motivuar se kurrë. Shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre opozitën e tyre sic e meritojnë, kjo është një histori në zhvillim. Por është një nga historitë me krenare, rezistoi ndaj një agresioni të pashembullt ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

Vendimi?Gjithcka është ndërmarrë është ilegjitime. Vendimet janë marrë si hakmarrje e mirë politike në shkelje të cdo ligji. Mirupafshim!”- tha Berisha ndërsa iu drejtuar zyrës së tij në seli.

Kujtojmë që Berisha nuk ka më imunitet. Kuvendi i Shqipërisë, me 75 vota pro, vendosi t’i heqë imunitetin duke miratuar autorizimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Edhe pse kishte deklaruar se do të votonin pro heqjes së imunitetit të Berishës, Partia Demokratike zyrtare nuk guxoi të ishte këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend.