Vijon në Këshillin e Mandateve mbledhja ku po diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Gjokutaj: Është i vërtetë fakti që kallëzimi tre vite me parë eshte depozituar dhe regjistruar brenda ditës?

Kraja: Nuk i përket këtij diskutimi, janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore. Nuk ka lidhje me cfarë po diskutojmë tani këtu.

Gjokutaj: Nuk dal jashtë objektit të jesh i sigurtë. Janë dy masa, detyrim paraqitje, dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Si i konsideroni?

Kraja: Janë të detajuara në relacion si i konsiderojmë.

Gjokutaj: Cilen nga masat kërkoni të zëvendësoni. E quani të rregullt të kërkoni nga Kuvendi masat arrest në burg

Kraja: Kërkojmë zëvendësimin e të dy masave që janë në fuqi me masa më të ashpra. Se cfarë do vlerësojmë ne për t’I paraqitur gjykatës, është cështje e jona.

Gjokutaj: masat kanë kushte dhe kritere të vecanta, janë dy masa të ndryshme për të cilat, organi I akuzës thotë e vendosim ne më pas. Kjo masë ka kushtet dhe kriteret e saj. Edhe një pyetje. Keni të dhëna që Berisha ka tentuar të dalë jashtë shtetit, ka tentuar të dalë jashtë shtetit? Mos komunikimi I vendimit, e keni konstatuar në ëeb.

Kraja: Kemi kërkuar ashpërsim, se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës në tre raste. Nga seanca e vlerësimit të masës, kemi konstatuar se kur kanë shkuar për ti dorëzuar aktet, kanë dalë dyer të mbyllura. Nuk është fshehur se është përditë në media e TV, por ju themi se nuk zbaton vendimet është shtetas I republikës, dhe si i tillë është I barabartë para ligjit.

Gjokutaj: Gjatë hetimit të cështjes, keni ndonjë provë të re, që e rëndon pozitën proceduriale?

Kraja: Nuk kemi thënë se kemi prova të reja, kemi thënë se nuk po zbatohet vendimi i gjykatës.