Gazetari Mero Baze, i ftuar në “Real Story” e nisi bisedën me një shkrim të shkruar prej tij 11 viteve më parë, i cili tha se sot është në koherencë të plotë me zhvillimet politike.

“Shkolla e Sali Berishës është e tillë e qartëson vdekja, kur vdes qartësohet në kuptimin e tërheqjes nga politika. Ajo që i kam thënë 11 vjet më pare dhe që duket si koherente është që sot ke përballë njerëz që nuk e kanë shkollën tënde politike, ke përballë njerëz që qas nuk të rrëzojnë, as të vrasin, port ë mundin dhe të dënojnë dhe kjo po i ndodh sot”, tha ai. Ai theksoi se “berishizmi” është një derivat i enverizmit në Shqipëri.

“Berishizmi është një derivat i degraduar i enverizmit në Shqipëri. Është faza finale e enverizmit në Shqipëri, dhe i ka të gjitha tiparet e enverizmit, por vetëm se është një stad më i degraduar i enverizmit. Berishizmi është enverizmi i fundit në Shqipëri”, tha ai.

Gazetari Baze, thotë se me goditjen e Sali Berishës nga drejtësia Shqipëria mbyll përfundimisht tranzicionin politik.

“Sot Shqipëria është në periudhën që ishte Rumania në 1989 kur rrëzoi Causheskun, ne jemi 33 vjet pas tyre në kuptimin që liderin e fundit të komunizmit po e dënojmë tani ose më saktë kemi nisur një proces dënimi ndaj tij, por nga pikëpamja simbolike por po mbyllim një fazë të rëndësishme të historisë së Shqipërisë që për këto 33 vjet tipari kryesor ika qenë pandëshkueshmëria e politikanëve dhe me fillimin ndëshkimit të Sali Berishës Shqipëria mbyll tranzicionin politik”, tha ai.