Deputeti socialist, Erion Braçe propozon që lojërat e fatit të jetë monopol i shtetit. Gjatë një mbledhje në Zoom të Komisionit të Ekonomisë, ai theksoi se mbyllja e basteve i dha dorë krimit të organizuar.
Braçe: Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë është që i mbyllëm bastet, ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendit. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dha dorë jo vetëm krimit të organizuar por edhe të punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zezë.
Pyetja që kam unë është, duam ta legalizojmë dhe ta kontrollojmë apo ta legalizojmë dhe ta lëmë? Masa për ta kontrolluar këtë aktivitet nuk ka. Unë dua që ky aktivitet të jetë monopol i shtetit. Unë nuk mendoj që ligji të legalizojë 100% aktivitetit. Ligji ka lënë hapësira që organizatat kriminale të ushtrojnë këtë aktivitet dhe të konkurrojnë ata që ligjshmin. Asnjë individ që hyn në këtë treg nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet. Pse të mos e ketë monopol shteti këtë gjë?
Kur them monopol për të ndërtuar baza ligjore dhe për ta organizuar shteti, për të grumbulluar paratë shteti, për të garantuar zbatimin e rregullave. E kuptoj që është e vështirë për ta pranuar. Këtë platformën ku do të aksesojnë të gjithë kompanitë pse të mos e ketë shteti? Shteti duhet të ketë akses për të kontrolluar.