Partia Socialiste mban Kongresin më 8 Dhjetor.

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS-së në Vlorë, ndërkaq ditën e sotme është publikuar edhe agjenda e organizimit.
Sipas informacioneve, organizimi do të jetë i ndarë në 6 panele diskutimi ku do të flitet përgjatë ditës mbi tematika të ndryshme që kanë lidhje me sektorë të rëndësishëm si arsimi, siguria, drejtësia, shëndetësia, bujqësia dhe kultura, dhe në fund do të përmbyllet me fjalën e kryesocialistit dhe njëherazi kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Agjenda e plotë:
11:45 – PANELI 1
Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni,
Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale
12:00 – PANELI 2
Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi,
Bujqësia dhe Kultura
13:00 – PANELI 3
Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale,
Sipërmarrja, Arsimi Profesional
14:00 – PANELI 4
Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi
15:00 – PANELI 5
Siguria dhe Shqipëria në botë
15:50 – PANELI 6
Partia Socialiste 2030
16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama