LUSHNJË- Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video nga tregu në Lushnjë, ndërsa komenton produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së apo rajoni. Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe.
“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë,. Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq.
Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet tu kemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, tha Braçe.
Braçe u bën thirrje qytetarëve që të mos blejnë produktet e importit, pasi i blejnë më shtrenjtë, ndërsa kërkon që të blihen produktet vendase dhe të mbështesim edhe bujqit.
Nuk di, diçka ndodh se nuk ka mundësi qe malli i importit, zbrazur nga frigoriferët tyre, te na konkurrojë mu në Lushnjë! Është tmerr! O njerëz ajo molla, dardha, rrushi qe vjen nga jashtë-deri Moldavia, diçka ka qe vjen këtu lire, e blini ju shtrenjtë e më shtrenjtë! Blini prodhimet e bujkut tonë, prodhime vendi! Do jeni më mirë me to!