Agjentët e Komisariatit nr.1 dhe të BKH do të shkojnë sërish në Kuvend për të hetuar në lidhje me incidentet e dhunshme të shkaktuara nga deputetët e opozitës.
Pritet që agjentët e krimit të kryejnë procedurat në lidhje me rastet e dhunës të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.
Ashtu si dhe në seancat e tjera të gjitha materialet do t’i përcillen SPAK, si prokurori kompetente që heton ligjvënësit.