CNN ka njoftuar se kreu i shërbimit inteligjent të Izraelit “Mossad”, David Barnea, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, në Olso të Norvegjisë.

Sipas medias amerikane, temë e diskutimit mes tyre ka qënë mundësitë për marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit me qëllimin lirimin e pengjeve.

Bëhet me dije se takimi mes shefit të “Mossad-it” dhe kryeministrit të Katarit, ishte parashikuar të bëhej më parë, po Izraeli u tërhoq me arsyetimin se sepse nuk kishte “kushtet e duhura” për të rifilluar negociatat.

Sipas burimit të CNN, vrasja aksidentale nga forcat izraelite të tre pengjeve që arritën të çliroheshin në Gaza, nënvizoi urgjencën e bisedimeve që po zhvillohen në Oslo.