Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në studion e News24 Sula u shpreh se kjo kërkesë e SPAK është e tepruar, duke iu referuar udhëzimit për ndalimin e komunikimit të Berishës me personat jashtë familjes. Më tej ai tha se Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë, por do ta ketë të vështirë drejtimin me kufizimet e kërkuara ndaj tij.

“Kërkesa e SPAK është e tepruar, duke marrë parasysh që nuk i lejohet komunikimi me personat jashtë familjes. Berisha është në të drejtën e vetë personale për të ushtruar aktivitetin politik për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Nuk i di mjetet që do të përdorë Berisha për të patur komunikim me PD-në. Duhet të jemi të sinqertë, me kufizimet që ka është shumë e vështirë për të drejtuar partinë nga shtëpia nën arrest.