Ish-ministrja e Shtetit për Sipëmarrjen, njëherazi deputetja Edona Bilali ka mbrojtur doktoraturën në Austri dhe është vlerësuar “Summa Cum Laude”, vlerësimi më i lartë akademik, i njëvlefshëm me “shkëlqyer” ose notën 10, jo e zakonshme kjo për ciklin e tretë të studimeve, atë doktoral.
Mësohet se Deputetja shkodrane ka propozuar një model për digjitalizimin e skemave të mbështetjes së SME-ve shqiptare.
Programi i doktoraturës që Bilali po ndiqte ka në përbërje 10 universitete.