Kryeqendra e veriut është gati për festat e fundvitit, ndërsa nën prezencën e dhjetëra shkodëranëve, kryetari i Bashkisë Benet Beci ka ndezur dritat e festës.

Pamjet magjike janë shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili i mrekulluar nga momenti shkruan “sa lezet ka Shkodra”.

”Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”- shkruan kryeministri krahas pamjeve të publikuara në rrjet.